×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni sot në Departament të Shtetit, pritet nga Mathew Palmer

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, sot do të takohet me të dërguarin e State Departamentit për vendet e Ballkanit Matthew Palmer. Ai më pas do të ketë takime edhe me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe në Senatin Amerikan. Vetë Hyseni ka mohuar se ka të caktuar takim me Sekretarin Pompeo edhe pse mediat kishin raportuar diçka të tillë.

    Hyseni kishte deklaruar se udhëtimi në SHBA ka të bëjë me “koordinimin e veprimeve që do ta ndihmojnë akoma më shumë dialogun duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara dhe të involvuara në këtë proces.  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqimisht të angazhuara dhe këtu mund të citoj zyrtarët amerikanë që ma kanë thënë personalisht që Amerika do të jetë me ju në çdo fazë të procesit deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme” kishte thënë Hyseni.

    Takimi Hyseni -Palmer pritet të mbahet në orën 11:00 sipas kohës lokale amerikane ose në ora 17:00 në Kosovë.

    Nuk dihet nëse Hyseni do ta takojë edhe Asistent Sekretarin për Evropë dhe Euroazi Philip Reeker, të cilën e kishte takuar në Bruksel kur kishte udhëtuar për dialogun me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.