×
  • Lajme
  • Lajme

    Hulumtim: Komunat e Kosovës janë ballafaquar relativisht mirë me pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Aleanca e katër organizatave joqeveritare (Syri i Vizionit, Communication for Social Development (CSD), EC Ma Ndryshe dhe Demokraci Plus (D+) për zbatim të programit “Qytetaria aktive dhe komunat përgjegjëse në Kosovë” ka realizuar hulumtimin rreth mënyrës se si komunat e Kosovës i janë përgjigjur dhe si janë ballafaquar me gjendjen e krijuar me pandeminë COVID-19. Të dhënat e këtij hulumtimi pasqyrojnë gjendjen deri me datën 24 prill 2020.

    Hulumtimi është kryer me pyetësor online me 22 pyetje, i cili është dërguar te të gjitha 38 komunat e Kosovës. Prej tyre, 32 komuna janë përgjigjur, derisa 6 sosh nuk kanë ofruar përgjigje për këtë hulumtim.

    Gjetjet e këtij hulumtimi çojnë te përfundimi se komunat e Kosovës, duke i marrë parasysh kapacitetet dhe buxhetin e tyre, janë ballafaquar relativisht mirë me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19. Sipas këtyre gjetjeve, komunat kanë pasur komunikim relativisht të mirë me nivelin qendror dhe me qytetarët e vet, të cilët në masë të madhe i kanë respektuar masat e Qeverisë së Kosovës. Krejt kjo ka ndikuar që numri i të infektuarve dhe rasteve fatale në krahasim me shtetet e rajonit apo edhe më gjerë të jetë relativisht më i ulët.

    Megjithëkëtë sfidat kryesore me të cilat komunat e Kosovës ende ballafaqohen janë:

    – Mungesa e mjeteve financiare nga niveli qendror për paisje shtesë mbrojtëse në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19;

    – Mungesa e numrit më të madh të testeve rreth rasteve të dyshimta për COVID-19;

    – Rritja e numrit të familjeve me gjendje ekonomike të rënduar dhe kërkesat e shtuara për pako ushqimore dhe higjienike;

    – Mbyllja e shumë bizneseve private;

    – Shqetësimet nga sektori i bujqësisë;

    – Paqartësitë rreth lejeve të qarkullimit për qytetarë e biznese nga MPBAP;

    – Paqartësitë rreth funksionimit të llojeve të ndryshme të bizneseve nga MEPTINIS;

    – Numri i vogël i inspektorëve komunal.

    Rekomandimet e dhëna nga ky hulumtim, janë:

    – Niveli qendror, lokal dhe shoqëria civile të punojnë në vetëdijesimin e vazhdueshëm të qytetarëve rreth respektimit të masave parandaluese dhe zbutjen e pasojave te pandemisë;

    – Qeveria e Kosovës të hartojë një pako gjithëpërfshirëse ekonomike për sektorin privat;

    – Koordinim dhe konsultim më të strukturuar të Qeverisë së Kosovës me komunat në lidhje me masat mbrojtëse dhe parandaluese qe do të merren në të ardhmen;

    – Komunat të aktivizojnë dhe funksionalizojnë Këshillat Lokale për komunikim më të mirë me qytetarët;

    – Komunat të kërkojnë ndihmë profesionale nga organizata e kompani të ndryshme rreth përballimit të gjendjes së pandemisë.

    Organizatat Jo-Qeveritare: Syri i Vizionit, Communication for Social Development (CSD), EC Ma Ndryshe dhe Demokraci Plus (D+) kanë lidhur aleancë për zbatim të programit “Qytetaria aktive dhe komunat përgjegjëse në Kosovë”, i cili mbështetet nga Olaf Palme International Center. Ky program ka për qëllim përfshirjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.