×
  • Lajme
  • Lajme

    Hotin e pret një seancë ‘e nxehtë’ për marrëveshjen e Uashingtonit

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të raportojë të enjten para deputetëve për marrëveshjen e Uashingtonit.

    Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme. Në seancën e parë të sesionit vjeshtor pritet të shqyrtohen edhe disa pika tjera të papërfunduara nga seancat e kaluara.

    Marrëveshja u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.

    Marrëveshja është kundërshtuar nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilat kanë akuzuar Hotin se nuk ka sjellë nga Uashingtoni njohjen e premtuar, përderisa me marrëveshjen e nënshkruar ka dëmtuar Kosovën.

    Vetëvendosja e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se disa nga pikat e saj janë gabim dhe shkelin Kushtetutën.

    Zyrtarë të kësaj partie u ndalën kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të liqenit të Ujmanit, i cili është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë.

    Vetëvendosje ka akuzuar Hotin se ka pezulluar përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke bërë kështu një lëshim të madh dhe që paraqet shkelje të Kushtetutës.

    Në një pikë të marrëveshjes, Kosova po ashtu dakordohet t’i bashkohet mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore vitin e kaluar, e kundër së cilës ishte deklaruar edhe vetë kryeministri Hoti.

    Vetëvendosje po ashtu ka paralajmëruar hapa për mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.