×
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    Hoti: Viti 2022 i vështirë për bujqit, të subvencionohen për 25 përqind

    FrontOnline
    13 Shkurt 2022

    Avdullah Hoti kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë subvencionet për bujqit për së paku 25 për qind

    Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për rritje të subvencioneve ndaj bujqve së paku për 25 për qind.

    Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në rast se kjo nuk realizohet atëherë përgjatë vitit 2022, “mund të shohim më shumë tokë djerrë dhe ferma të kafshëve që mbyllen”.

    “Qeveria urgjentisht duhet të rrisë subvencionet për bujqësi së paku për 25% për të ruajtur nivelin ekzistues të aktivitetit bujqësor në vend. Po aq e rëndësishme për bujqit është që subvencionet të paguhen në kohën kur bujqit duhet të blejnë inputet bujqësore”, ka shkruar Hoti.

    Hoti, njëherësh deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka theksuar se me rritje të çmimit të inputeve bujqësore, bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin paraprak.

    “Sipas Agjencisë së Statistikave, çmimet e inputeve bujqësore, ku hyjnë farërat, plehrat, pesticidet, ushqimi i kafshëve dhe të ngjashme, në tremujorin e fundit të vitit 2021 janë rritur me 25.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Për plehrat dhe ushqimin e kafshëve në veçanti, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë”, është shprehur Hoti.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.