×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti takon përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave “Enologjia”

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryeministri Hoti së bashku me ministrin Besian Mustafa kanë takuar drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”,transmeton Front Online.

    Në këtë takim Hoti shprehi përkrahjen e këtij sektori,duke përmendur kështu dyfishmin e subvencioneve që do të ndikojë edhe në përmirësimin e situatës në këtë sektor.

    Hoti tha se do të rritet  çmimi për litër të verës,nga 4 centë për litër të prodhuar të verës në 8 centë, dhe nga 1 mijë euro për hektar në vreshtari në dy 2 mijë euro.

     

    Komunikata e plotë

     

    Kryeministri Hoti priti drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave “Enologjia”

     

    Prishtinë, 1 tetor 2020

     

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, me të cilët diskutoi për gjendjen në këtë sektor, si dhe rolin mbështetës të institucioneve, kryesisht përballë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

     

    Me këtë rast, kryeministri Hoti shprehu përkushtimin e Qeverisë për të qenë afër këtij sektori dhe të tjerëve, me qëllim të arritjes së normalitetit ekonomik, ku theks të veçantë i dha dyfishimit të subvencioneve, si: nga 4 centë për litër të prodhuar të verës në 8 centë, dhe nga 1 mijë euro për hektar në vreshtari në dy 2 mijë euro.

     

     

     

    “Tani më i kemi aktive gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000 €) në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, më konkretisht për subvencionim të bizneseve, të cilat do të shpërndahen deri në fund të vitit, ndërsa për sektorin e bujqësisë i kemi dyfishuar subvencionet”, tha ndër të tjera kryeministri Hoti.

     

     

     

    Nga ana e tyre, drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, e vlerësuan lart rolin mbështetës të kryeministrit Hoti, që për qëllim parësor ka arritjen e normaliteti ekonomik.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.