×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti reagon pas dorëheqjes së homologut japonez për arsye shëndetësore

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shprehur keqardhjen e tij për dorëheqjen e kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke thënë se po lutet për përmirësimin e shëndetit të tij.

    Hoti ndër të tjerash ka përmendur kontributin e tij si kryeministër në Japoni, duke thënë se përherë mbetet mik i kosovarëve.

    “Me keqardhje e kam pranuar lajmin për dorëheqjen e Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.

    “Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit Shinzo Abe, duke i dëshiruar shërim të shpejtë”, ka thënë Hoti.

    “Kontributi i tij gjatë qeverisjes mbetet i jashtëzakonshëm, i pranuar globalisht, për të mirën e Japonisë dhe përtej saj, deri te mbështetja e vazhdueshme dhe e pa rezervë ndaj shtetit tonë, Kosovës”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.

    “Japonia mbetet vend mik i Kosovës, kurse kryeministri Shinzo Abe është dhe do të mbetet përherë mik i çdo qytetari të Kosovës. Zoti të bekoftë miku ynë i çmuar! Zoti e bekoftë Japoninë!”, përfundon shkrimi i Hotit.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Time Kadrijaj, deputete e AAK-së ka kritikuar Lëvizjen “Vetëvendosje” për insistimin në shkeljen e Kushtetutës, duke kërkuar votim të fshehtë. “Partitë opozita...
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi për “Front Online” se takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët politik nuk ka prodhuar rezultat...
    Të tjera
    Kronika17 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar gjatë pasdites të së premtes në pikën kufitare në Vërmicë. Sipas policisë, i dyshuari i ofroi një zyrtari...
    Kronika17 Maj 2025
    Një i mitur në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Siç bën të ditur Policia e Kosovës në...
    Kronika17 Maj 2025
    Një burrë në Vushtrri, derisa po transportohej për në gjykatë, dyshohet se gjatë rrugës ka kanosur një zyrtar policor. Ndaj të dyshuarit,...
    Kronika17 Maj 2025
    Një grua në Fushë Kosovë është zhdukur. Lajmin në polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar, i cili bëri të ditur se...
    Kronika17 Maj 2025
    Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai dyshohet se ka prezantuar një leje-qëndrimi false të Polonisë,...
    Sport17 Maj 2025
    Xabi Alonso do të rikthehet te Real Madridi në javët e ardhshme, teksa merr drejtimin e skuadrës në Estadio Santiago Bernabeu. Ish-mesfushori...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.