×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Qendra e Vaksinimit në Emshir nuk i plotëson kushtet, atje mund të merret virusi

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se krizën me pandeminë Covid-19 dhe krizën energjetike në Kosovë nuk i ka sjellë Qeveria Kurti.

    Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria nuk i ka menaxhuar si duhet këto dy kriza.

    “Edhe kjo pandemi dhe kriza pandemike që u diskutua para disa ditësh sigurisht që nuk i ka sjellë kjo Qeveri, por veprimet që i ndërmerr kjo Qeveri përcakton se sa të rralla do të jenë këto kriza për qytetarët. Edhe në shëndetin e qytetarëve, edhe në xhepat e mirëqenien e familjeve që mund të preken nga këto kriza”, ka thënë ai.

    Sipas tij, situata me pandeminë vitin e kaluar ishte edhe më e rëndë.

    “Reagimi edhe vitin e kaluar në pandemi e edhe tash duket ka qenë i vonuar. Vitin e kaluar situata ishte shumë më e rëndë sepse kishte shumë më tepër raste që bëheshin për spital”, tha Hoti.

    Më tutje deputeti i PDK-së pati kritika edhe për zhvendosjen e Qendrës së Vaksinimit në QKMF-në në Emshir.

    Deputeti Hoti deklaroi se kjo qendër nuk i plotëson kushtet që qytetarët të vaksinohen atje.

    “Unë kam vërejtje edhe për mënyrën e vaksinimit për aq sa unë mund të vlerësojë sepse krejt ata njerëz që janë vaksinuar me dozën e parë, të dytën e tash edhe me të tretën, duhet të vaksinohen masivisht dhe ngushtimi i kapaciteteve siç është rasti i Prishtinës, zhvendosja e Qendrës së Vaksinimit në Emshir në QKMF ku kushtet nuk janë adekuate dhe mund të imponojnë marrjen e virusit brenda aty është shqetësuese”, ka thënë ai.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.