×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti priti shefin e Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kryeministri i Avdullah Hoti priti sot në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi.

    Në takim, kryeministri Hoti falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë për punën e bërë që nga pas lufta, sidomos angazhimin dhe rolin e veçantë të këtij misioni për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për këtë mision, duke theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, me qëllim të ndriçimit të fatit të secilit person të pagjetur si pasojë e luftës në Kosovë.

    Ndërsa, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi e njoftoi kryeministrin Hoti për punën që bën KNKK-ja. Ai, me këtë rast, theksoi se KNKK-ja i mbështet familjarët në përpjekjet e tyre për ta përcaktuar fatin dhe vendndodhjen e personave të pagjetur, duke promovuar përherë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe mandatin specifik humanitar për t’i mbrojtur dhe për t’i ndihmuar viktimat e konflikteve të armatosura.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.