Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pritur në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
Hoti e ka uruar Szunyogun për detyrën e re si përfaqësues special i unionit në Kosovë.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Szunyog është emëruar nga Këshilli Evropian në pozitën e përfaqësuesit të ri special të Bashkimit Evropian në Kosovë, krejt kjo pas skadimit të mandatit të Nataliya Apostolova.
Diplomati i ri i BE-së, siç u tha përmes një njoftimi, do të mbështet edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.