×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti premton mbështetje për prodhuesit e Dragashit

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Gjatë një vizite nëpër bizneset e komunës së Dragashit, kryeministri Avdullah Hoti the se qeveria e tij është e përkushtuar që t’i mbështesë prodhuesit vendor veçmas pas krizës së shkaktuar pandemia.

    Kryeministri Hoti tha se pas miratimit buxhetit të rishikuar tashmë kanë nis përgatitjet që të implementohet edhe Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që të përkrahen bizneset që janë të prekura nga Covid-19.

    Hoti: Jemi të përkushtuar që planin për rimëkëmbje ta shpërndajmë sa më shpejt

    “Buxheti është miratuar në lexim të dytë dhe është miratuar edhe Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike. Ne tash kemi filluar punën dhe ministritë e resorëve të ekonomisë janë duke përgatitur krejt udhëzimet dhe vendimet e nevojshme në mënyrë që Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike ta shpërndajmë së më shpejt”, theksoi Hoti.

    Pronari i një fabrike të mishit në Dragash, Burim Piraj ka thënë se pandemia i ka shkaktuar humbje të mëdha në investime dhe prodhim.

    Piraj tha se me gjithë vështirësitë, po ia dalin që mos të largojnë asnjë punëtorë nga puna dhe t’i paguajnë tatimet ndaj shtetit.

    Piraj: Pandemia na ka shkaktuar probleme

    “Diku 15 përqind më pak se pritjet që i kemi dhe po ashtu na u kanë stopua investimet. Pra, pandemia na i ka shtyrë investimet që ishin dashur të bëhen në mars-prill. Por, po mundohemi me ia dalë. Asnjë punëtorë se ka humbur vendin e punës. Detyrimet e shtetit nuk kemi mundur me i paguar me rregull, mirë i kemi përmbushur”, theksoi Piraj.

    Përveç virusit, ai tha se edhe mungesë e energjisë po i shkakton probleme të mëdha në prodhim.

    Gjatë vizitës në këtë komunë, në fabrikën e tekstilit “Inversone”, kryeministri Hoti ka premtuar se shumë shpejt do të nis zbatimi i pakos emergjente fiskale ose masat për pagesat e punëtorëve dhe pagesat për qiratë e bizneseve.

    Hoti: Shpejt do të nisin pagesat për biznese

    “Janë ndikuar nga pandemia, për muajin e parë kanë marrë një mbështetje për punëtorë, tash besoj që menjëherë shpejt sa po të hyjë ligji i buxhetit në fuqi do ta bëjmë edhe pjesën tjetër për të mbështetur këto biznese sa do të vogla, janë të shëndosha me potencial për të deportuar edhe në tregun vendor dhe ndërkombëtar”, tha Hoti.

    Po ashtu, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasnqi tha sesi MTI janë të përkushtuar të sigurojnë mbështetje për bizneset dhe prodhuesit vendor.

    Krasniqi: Në fokus kemi mbështetjen e prodhuesve vendor

    “Ne jemi në fazën e parë të vlerësimit të disa granteve për të cilat kanë aplikuar disa prej bizneseve të vogla dhe të mesme. Po ashtu përmes granteve me Bankën Botërore, sigurisht që do të kemi mundësinë t’i mbështesim bizneset si kjo dhe bizneset tjera, në mënyrë që kështu ta ndihmojmë vendin tonë. Kryeministri së bashku me neve e ka fokus mbështetjen e prodhuesve vendor”, tha Krasniqi.

    Kryeministri po ashtu ka vizituar edhe fermerët e kësaj komune, ku premtoj mbështetje për ta.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Forumi për Transparencë do të organizojë sot konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. Kjo konferencë do...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Shkodra Elektronike është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës. Shqipëria këtë herë do të përfaqësohet në Eurovision me...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gjesti me shaka është munduar që ta shpjegojë goditjen me vezë të Drenushës. “Kuku çfarë shuplake, dy centimetra më ka shku koka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.