×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti premton mbështetje për ndërmarrjen “Ferronikeli”, thotë se ka rëndësi strategjike për vendin

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar edhe ndërmarrjen “Ferronikeli” në Drenas, ku është pritur edhe nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Nga aty shefi i ekzekutivit ka premtuar se kjo ndërmarrje do të ketë të gjithë mbështetjen e Qeverisë së tij.

    Ai ka shtuar se ndërmarrja “Ferronikeli” ka rëndësi strategjike për Kosovën.

    “Erdhëm të bisedojmë për mbarëvajtjen e punëve në këtë kompani, e cila ka rëndësi strategjike për Kosovën, për shkak të nivelit ta lartë të eksporteve që ka. Biseduam për disa prej çështjeve që ne mundë të ndihmojmë këtë kompani…Sa na përket neve si Qeveri bashkë me komunën do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme brenda kornizës ligjore që ne na lejon për të mbështetur këtë kompani”, ka thënë Hoti.

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u shpreh i gatshëm që si komunë, të ndihmojnë këtë ndërmarrje.

    “Ne i kemi mbështet dhe vazhdojmë t’i mbështesim duke i ndihmuar që këta të vazhdojnë të prodhojnë dhe duke kërkuar nga ta që të ruajnë numrin e punëtorëve sepse është edhe në interes të komunës sa i përket ruajtjes së numrit të punëtorëve”, ka thënë Lladrovci.

    Të njëjtën përkrahje ka ofruar edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili ka thënë se do të ndihmojnë këtë ndërmarrje në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.

    “Në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike do të gjejmë mundësinë me ndihmu përmes lehtësirave që janë paraparë edhe me program ato tani kanë kaluar në kuvend dhe presim që kuvendi ta kryej punën e vetë”, ka thënë Hoti.

    Ndërsa, pronari i ndërmarrjes “Ferronikel”, Samir Mane, duke shpalosur problemet me të cilat po ballafaqohen për shkak të pandemisë, ka kërkuar mbështetje nga Qeveria Hoti.

    “Koha nuk është më e mira për Feronikelin por ne do të bëjmë atë që na takon për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare, çmimi për momentin është i ulët por besoj që ekonomia botërore do të ngritet, të paktën për ato që i takojnë qeverisë do të isha shumë mirënjohës sikur problematikat që kemi ngritur sot, të adresohet aty ku duhet siç duhet dhe natyrisht në kohën e duhur”, ka thënë ai.

    Ndryshe, kryeministri Hoti ka vizituar edhe një kompani në komunën e Ferizajt, ku ka thënë se në momentin që Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit, do të nisin mbështetjen për sektorin privat.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.