Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njofton se ka filluar shpërndarja e 60 milionë eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Front Online.
Hoti ka shkruar se sot 15.500 bizneseve u janë ndarë mbi 37 milionë euro.
Ndërsa thotë se mbi 36 mijë biznese me mbi 206 mijë të punësuar, do të fitojnë nga ky fond.
Postimi i plot i Hotit:
Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.
➡️ 36.679 biznese të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar do të përfitojnë nga ky fond.
➡️ 37.3 mil euro u janë ndarë sot mbi 15,500 bizneseve.
➡️ 22.7 mil euro do t’ju ndahen edhe bizneseve tjera, sapo t’i përditësojnë të dhënat në EDI.
Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.