Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.
Ai gjatë kësaj vizite do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian.
Ndër të tjera do të takojë presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Takimi i Brukselit vie pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington me 4 shtator.