
Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar pas vizitës që i bëri objektit të ish Burgut të Prishtinës.
Ai ka thënë se përjetoi ndjenjë të veçantë sa pa qelitë e këtij burgu, njofton Klan Kosova.
“Është sinqerisht ndjenjë e veçantë që e përjeton kur hyn nga një qeli në tjetrën dhe dëgjon rrëfime të veçanta, edhe nga Ministrja Vlora Dumoshi e cila i ka pasë familjarët e saj në këto burgje, ku kanë qenë edhe veprimtarë që i kanë rrëfimet e gjalla”, është shprehur ai.
“U tha se ky vend është ‘Burgu i ideve’,të njerëzve që kanë brumosur idenë për shtetin e pavarur të Kosovës”.
“Ky vend do të jetë një qendër ku qytetarët e Kosovës – ata që duna ta përjetojnë atë që kanë kaluar burra dhe gra. Është vend që duhet të gjejmë kohë që ta vizitojmë”.