×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Ndërmarrjet publike duhet të kenë menaxhim të mirëfilltë profesional

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot përfaqësuesit e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”, Sh.A., dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sh. A., me të cilët ka biseduar për sfidat me të cilat po përballen këto ndërmarrje, si dhe për aspektet zhvillimore të tyre.

    Siç njofton kumtesa, me këtë rast, kryeministri Hoti ka theksuar nevojën që të gjitha ndërmarrjet publike në Republikën e Kosovës, e veçanërisht ato me rëndësi strategjike për vendin, siç janë “Ibër – Lepenc” dhe “Prishtina”, duhet të kenë menaxhim të mirëfilltë profesional në funksion të rritjes së performancës, efikasitetit dhe maksimizimit të të hyrave.

    Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në rimëkëmbjen ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID -19. Njëkohësisht, ai vlerësoi se duhet përkushtim i të gjithëve pa përjashtim për përballimin e kësaj situate dhe menaxhimin sa më efikas për përmbushjen e objektivave të përcaktuara.

    Ndërsa, përfaqësuesit e N. P. H. “Ibër – Lepenc”, SH.A., dhe KRU “Prishtina” e falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe e njoftuan atë për punët që janë duke u kryer në këto ndërmarrje, me qëllim të arritjes së synimeve për zgjerimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Lajme31 Maj 2025
    Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e...
    Të tjera
    Sport31 Maj 2025
    Finalja e Ligës së Kampionëve 2024/25 mes Paris Saint-Germain dhe Interit do të zhvillohet në “Munich Football Arena”. Sezoni 2024/25 i UEFA...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për ditëlindjen e 58. Ai ka vlerësuar...
    Lajme31 Maj 2025
    Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim ndaj formimit të komisionit të...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.