
Kryeministri i ri Avdullah Hoti ka folur rreth dështimit të qeverisjes Kurti dhe vendimit të Kushtetueses që i dha të drejtën dekretit të presidentit për mandatarin.Ai tha se koalicioni me Vetëvendosjen nuk ka funksionuar, andaj edhe janë detyruar si parti e LDK-së që t’i japin fund.
Hoti në Rubikon të Klan Kosova tha se aktgjykimi i Kushtetueses rreth emrit të mandatarit do t’i bëjë subjektet të përgjegjshme në raport me partnerët.
“Vendimi i 2014 dhe ky tash e ka bë të qartë të drejtën e të parit. I pari në zgjedhje nuk mund ti mbjaë peng proceset. Aktgjykimi i fundit do ta disiplinojë skenën politike plotësisht. Me aktgjykimin e fundit të Gjykatës, partitë do të jenë shumë të përgjegjshme. Duke respektu marrëveshjet politike respekton pjesën e elektoratit”.Ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë se ka marrëveshje për një mandat të ri të presidentit, duke thënë se në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë diskutim.