×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Lista Serbe nuk mund të na shantazhojë

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshjen me Listën Serbe e konsideron të njëjtë me atë që e ka bërë edhe me partitë e tjera të koalicionit.

    Madje, Hoti thotë se lidhja e kësaj marrëveshje është bërë për herë të parë më referenca kushtetuese.

    “Kemi marrëveshje të koalicionit njësoj siç kemi me AAK-në dhe Nismën dhe partitë joshumicë. Do të kujdesem që ky koalicion të funksionojë, në rast se s’do të funksionojmë do të shkojmë në zgjedhje. Marrëveshja me Listën Serbe është bërë publike kur e kemi marrë mandatin. Për herë të parë lidhet një marrëveshje me një parti që përfaqëson komunitetin serb dhe që ka referenca kushtetuese dhe kjo është me rëndësi. Nëse Lista Serbe vendos të braktisë Qeverinë atëherë dihet se s’ka shumicë parlamentare, por jo absolutisht, asnjëherë s’e kisha thënë se do të na shantazhojë”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.

    Hoti ka shtuar se nuk ka asnjë marrëveshje tjetër përpos asaj që është publikuar. Ai gjithashtu mohoi se Lista Serbe do të marrë poste në AKI dhe tha se të gjitha postet e tyre do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

    Kryeministri Hoti u shpreh i bindur se mandatin do ta çojnë deri në fund.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.