×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti, kryeministri i parë në rajon me COVID-19: Si do të ndikohet agjenda e tij?

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Të gjithë personat që ishin në ekspeditën e kryeministrit Avdullah Hoti pritet të bëjnë testin për Covid-19.

    Një burim nga Qeveria e Kosovës thekson se i gjithë ekipi i kryeministrit dhe qeverisë po planifikojnë të bëjnë testin. Një pjesë e tyre do ta bëjnë testin sot dhe një pjesë tjetër nesër.

    Hoti bëhet kryeministri i dytë në Ballkan, i cili u infektua nga virusi Covid-19. Kjo pas kryeministrit të Federatës së Bosnje Hercegovinës, Fadil Novaliq, i cili u prek me koronavirus në korrik.

    Ky zhvillim pa dyshim se do të ndikojë shumë ne agjendën e shefit të ekzekutivit.

    Hoti nuk do të mund të jete pjesë e një udhëtimi zyrtar në Gjermani, i cili ishte planifikuar të ndodh gjatë kësaj jave.

    Mbetet pezull nëse kryeministri do ta kapërcejë koronavirusin, për të vazhduar agjendën e bisedimeve, qoftë me takime në Bruksel ose edhe vizitën e planifikuar për në Washington.

    “Besojmë se kryeministri do të jetë mirë, ndërsa vizitat shpresojmë t’i shndërrojmë në komunikime online”, theksoi burimi.

    Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

    Duke thënë se sot e ka bërë testin për Covid-19, deri tani nuk ka shenja, përveç një kolle shumë të lehtë.Ai ka deklaruar se nga sonte është në izolim për dy javët në vazhdim.Klan.Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.