×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova është vend i sigurt për investime

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka vizituar kompaninë “SOËI KOSOVA” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës.

    Nga aty Hoti tha se investimi në këtë sektor është i rëndësije strategjike për vendin.

    Ky projekt për prodhimin e energjisë elektrike, investim në mes gjermaneve dhe israilitëve sipas kreut të ekzekutivit, tregon se Kosova është vend i sigurt për investime.

    “Një sektor i cili është i një rëndësie vërtetë strategjike për vendin. 105 megavajt energji elektrike që do lëshohen vitin e ardhshëm është një investim shumë i rëndësishëm për vendin. Ajo që është edhe më e rëndësishme se janë investitor me emër evropian dhe botëror që është sinjal i rëndësishëm se Kosova është një vend i sigurt për investime…jemi këtu për të treguar se do na kenë prapa për të lehtësuar të gjitha nevojat ligjore”, tha ai.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christan Heldt tha se në këtë projekt edhe në këtë kohë pandemia ka pasur përparime në punime.

    “Kryeministri, ministër dhe i gjithë ekipi i këtij investimi më të madhit në energji që nga vitet ’90 në Kosovë, investitori i parë strategjik dhe një tregues i shkëlqyeshem i bashkëpunimit ndërkombëtar me shumë partnerë kosovarë, gjermanë, izrael dhe të tjerët që u përmenden nga kryeministri. Është bindëse për të parë që përkundër koronës, punimet po përparojnë këtu dhe gjëja e bukur për këtë energji ripërtrishme është se sa më shpejt që do të ndërtohet, nuk do të zgjasë aq shumë për ndërtimin, ata do të ofrojnë 105 megavatë që afërsisht i bjen në 10% e prodhimi të energjisë të përgjithshme në Kosovë, kështu që është një kontribut për energjinë e pastër, një kontribut në autonominë energjetike të këtij vendi dhe thjesht një shenjë e mirë që një investim i tillë është i mundur në këtë vend falë mbështetjes sëQeverisë tuaj, Kryeministrit dhe tre qeverive të mëparshme, sepse kjo filloi nën kryeministrin Mustafa, ajo mori një hap të madh përpara nën kryeministrin Haradinaj dhe qeverinë e fundit, dhe tani ne jemi këtu dhe në të vërtetë shohim gjëra që po bëhen”, tha ai.

    Kurse, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa tha se

    “Si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po ashtu kam pas fatin që me reformat e nevojshme legjislative për t’i dhënë në shfrytëzim pronat pyjore të ministrisë një kompanie kaq të fuqishme të huaj dhe kaq të rëndësishme për sektorin e energjisë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.