×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i shkruan Osmanit, thotë se është i gatshëm të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Gjatë javës së kaluar në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    E për gjithë atë se çka është diskutuar në Bruksel, Hoti është shprehur i gatshëm që të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Për këtë punë, kryeministri i ka dërguar letër kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

    “Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për transparencë të plotë përgjatë gjithë këtij procesi, shpreh gatitshmërinë time për informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në njërën nga seancat e ardhshme”, shkruhet në letrën që kryeministri Hoti i ka dërguar kryeparlamentares, Vjosa Osmanit.

    E para pak minutave Hoti në facebook ka shkruar se nuk do të ketë dialog teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkruan Hoti.Kjo deklaratë e Hotit vjen pas asaj të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, pas takimit me Hotin në Bruksel, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, nuk kanë qenë të lehta.“Bisedimet për të zhdukurit dhe të zhvendosurit do të vazhdojnë të mërkurën tjetër në nivelin teknik”, tha Vuçiq.

    Ditë më parë, kryeministri ka theksuar se qeveria Hoti, për një muaj, kanë hequr nga diskutimi, temën e integritetit territorial të Kosovës, “të cilën më nuk e përmend kush”.Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës”, pati shkruar Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Djordje Miketic, deputet opozitar në Serbi, njëherësh njëri ndër organizatorët e protestave në Beograd, ka thënë se “partneri kryesor i Vuçiqit është...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Të tjera
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Në raportin e policisë thuhet se me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.