×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i reagon deputetes së LVV-së: Territori i Kosovës është i pandashëm dhe i panegociushëm

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se territori i Kosovës është i pandashëm dhe i panegociushëm.

    Hoti deklaroi se janë të përkushtuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, por që për territor nuk do të diskutohet.

    “Për Qeverinë e Kosovës të cilën unë e udhëheq, territori i Kosovës është i pandashëm dhe i panegociueshëm. Në asnjë rast dhe nga askush nuk na është kërku të sjellim në tryezë të bisedimeve integritetin territorial. Jemi të përkushtuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka thënë ai në fjalimin e tij në Kuvend.

    Ky reagim i Hotit erdhi pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila pohoi se Qeveria është e projektuar nga presidenti, Hashim Thaçi, dhe se ai ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territoreve.

    “Pas gjithë zhvillimeve të fundit, duket se ju jeni të vendosur të vazhdoni takimet. Pas konfirmimit që idea për shkëmbim territorial është shtyrë nga presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Qeveria juaj e projektuar nga vetë Thaçi, dhe e varur nga Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim, a do të thotë kjo se do të pajtoheni dhe do të vazhdoni jetësimin e idesë për ndarjen e territorit të Kosovës”, ka thënë Pacolli.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përpjekja e 46-të e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga Komuniteti serb Nenad Rashiq, ka folur pas dështimit të seancës së 46-të konstituive. Ai u pyet nga gazetarët rreth deklarimit...
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.