×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti emëron 22 zëvendësministra, priten edhe të tjerë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë kësaj jave ka emëruar disa zëvendësministra.

    Konkretisht, Hoti ka emëruar gjithsej 22 zëvendësministra, që vijnë kryesisht nga Nisma, komunitetet dhe nga radhët e LDK-së.

    Në lisën e siguruar nga Reporteri, nuk janë përfshirë asnjë emër nga AAK, mirëpo nuk janë edhe shumë emra të LDK-së, të cilët pritet të emërohen në ditët në vijim.

    Nuk dihet ende numri total i zëvendësministrave që mund të emërohen nga Qeveria Hoti, e cila ka 16 ministri, një më shumë se Qeveria e kaluar.

    Para formimit të Qeverisë, kishte deklarata se në secilin ministri do të emërohen nga dy zëvendësministra, e në disa dikastere edhe më shumë.

    Kujtojmë se Qeveria e kaluar, ajo Kurti, pjesë e së cilës ishte LDK kishte 35 të tillë.

    Gjatë kohës kur AAK, qeveriste me vendin e që tani është partneri i LDK-së, Qeveria kishte numër rekord të zëvendësministrave, më shumë se 80 prej tyre.

    Kjo është lista e 22 zëvendësministrave të emëruar deri më tani nga Hoti:

    • Bashkim Krasniqi është emëruar zëvendësministren në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
    • Zafir Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme
    • Yildray Bayram është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme
    • Valdete Bajrami është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
    • Teuta Sahatqija është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
    • Sema Isaphiu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit
    • Selim Kryeziu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
    • Resul Makreshi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë
    • Qazim Rrahmani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
    • Nexhat Ramadani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë
    • Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit
    • Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës
    • Florian Dushi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë
    • Fatbardha Emini është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal
    • Enver Hoti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Buujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
    • Enis Sulejmanovic është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
    • Engelbert Zefaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
    • Besart Dreshaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
    • Bekim Brestovci është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
    • Arton Retkoceri është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës
    • Artan Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë Infrastrukturës
    • Agim Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.