Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë kësaj jave ka emëruar disa zëvendësministra.
Konkretisht, Hoti ka emëruar gjithsej 22 zëvendësministra, që vijnë kryesisht nga Nisma, komunitetet dhe nga radhët e LDK-së.
Në lisën e siguruar nga Reporteri, nuk janë përfshirë asnjë emër nga AAK, mirëpo nuk janë edhe shumë emra të LDK-së, të cilët pritet të emërohen në ditët në vijim.
Nuk dihet ende numri total i zëvendësministrave që mund të emërohen nga Qeveria Hoti, e cila ka 16 ministri, një më shumë se Qeveria e kaluar.
Para formimit të Qeverisë, kishte deklarata se në secilin ministri do të emërohen nga dy zëvendësministra, e në disa dikastere edhe më shumë.
Kujtojmë se Qeveria e kaluar, ajo Kurti, pjesë e së cilës ishte LDK kishte 35 të tillë.
Gjatë kohës kur AAK, qeveriste me vendin e që tani është partneri i LDK-së, Qeveria kishte numër rekord të zëvendësministrave, më shumë se 80 prej tyre.
Kjo është lista e 22 zëvendësministrave të emëruar deri më tani nga Hoti:
- Bashkim Krasniqi është emëruar zëvendësministren në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
- Zafir Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme
- Yildray Bayram është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme
- Valdete Bajrami është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Teuta Sahatqija është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
- Sema Isaphiu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit
- Selim Kryeziu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
- Resul Makreshi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë
- Qazim Rrahmani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Nexhat Ramadani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë
- Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit
- Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës
- Florian Dushi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë
- Fatbardha Emini është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal
- Enver Hoti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Buujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Enis Sulejmanovic është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
- Engelbert Zefaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Besart Dreshaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- Bekim Brestovci është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
- Arton Retkoceri është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës
- Artan Berisha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë Infrastrukturës
- Agim Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave