Kjo është bërë e ditur pas takimit të djeshëm të Hotit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në këtë takim Hoti ka ritheksuar se pavarësisht rrethanave dhe vështirësive që mund të dalin gjatë procesit, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.
Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.
Ndryshe Rama, po qëndron edhe sot në Kosovë ku po vazhdon takimet me liderët politikë.
Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.