Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, së bashku me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë hapur fushatën e korrje shirjeve në Shirokë të Suharekës.
Hoti ka thënë se është e domosdoshme që të kalojë buxheti i rishikuar në Kuvendin e Kosovës, që të nis përkrahja për bujqit kosovarë.
“Nga 50 milionë, buxheti për bujqësi është dyfishuar në 100 milionë euro. Është e domosdoshme që të kalojë buxheti i rishikuar në Kuvendin e Kosovës, që të nisim t’i përkrahim bujqit kosovarë”.