Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Horror, 76-vjeçari jetoi me nënën e tij të vdekur për 13 vjet

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Një ngjarje horror ka ndodhur në Poloni, ku një 76 vjeçar e mori kufomën e nënës së tij dhe e vendosi para televizorit në divan.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Radlin në Poloninë jugperëndimore , ku 76 vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e vendosi në një divan para televizorit.

    Ngjarja është zbuluar nga kunati i 76-vjeçarit, pas një vizite në shtëpinë e këtij të fundit ku ka parë dhe trupin e mumifikuar në divan.  Ai vendosi që të thërriste një ambulancë, mjekët që ishin në mjet gjetën trupin e mumifikuar të shtrirë në një divan mbi një grumbull gazetash që datojnë që nga viti 2009.

    Marian L. dyshohet se ka qëndruar më shumë se një dekadë ulur pranë kufomës së mumifikuar të nënës së tij, madje duke u përpjekur ta ushqente atë ndërsa shikonin TV “së bashku”.

    Ndërkohë fqinjët janë shprehur se nuk e njohin shumë 76 vjeçarin pasi ishte një person që qëndronte vetëm dhe shmangte kontaktet me njerëzit.  Mediat e huaja shkruajnë se ato e quanin “vampir”, pasi nuk i dinin as emrin.

    Ndërkohë para se të arrestohet 76 vjeçari ka kërkuar që ti japë lamtumirën nënës së tij, e cila ka humbur jetën në janar të 2012. Sipas mediave vendase dyshohet se ai e ka zhvarrosur trupin e saj menjëherë pas mbylljes së ceremonisë mortore./FrontOnline/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Një tjetër vrasje ka tronditur SHBA-në dhe këtë herë viktimat janë nga e njëjta familje. Prindërit, motra dhe vëllai i Cesar Olalde,...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    “Kina mbështetë përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e këtij...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Ka nisur gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Sot pritet të dëshmojë dëshmitari i shtatë, i njohur me kodin një. Deri më tani në...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në...
    Lajme30 Maj 2023
    Misioni i EULEX-it ka bërë thirrje që në veri të Kosovës të rivendoset urgjentisht paqja. “Situata e sigurisë atje është ende e...
    Lajme30 Maj 2023
    Zyrtari paralel i komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviq, në një prononcim për media sot pretendoi se ka një marrëveshje mes Listës Srpska...
    Lajme30 Maj 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në veri të vendit momentalisht është e qetë, edhe pse zhvillimet e djeshme kanë bërë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.