×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hong Kongu arreston personat e parë sipas ligjit të ri të miratuar në Kinë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Policia e Hong Kongut i ka bërë arrestimet e para sipas një ligji të ri që u miratua në Pekin. Arretimet u bënë gjatë shënimit të 23-vjetorit të përfundimit të kontrollit britanik në qytetin me autonomi.

    Gjatë këtij tubimi i arrestuan shtatë persona me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin e ri. Në mesin e të arrestuarve ishte një burrë që mbante në dorë një flamur për pavarësinë e Hong Kongut. Rreth 200 persona të tjerë u ndaluan në një tubim.

    Ligji i ri për sigurinë kombëtare i ka për shënjestër përpjekjet për shkëputje, përmbusje të sistemit dhe terrorizëm. Personat që shpallen fajtorë për këto akuza mund të dënohen me burgim të përjetshëm, shkruan “BBC”.

    Aktivistët thonë se ligji i ri e cenon lirinë, por Kina i ka kundërshtuar këto kritika.

    Kontrolli ndaj Hong Kongut kishte kaluar nga Britania e Madhe te Kina në vitin 1997, sipas një marrëveshje që garantonte të drejta të caktuara për së paku 50 vjet.

    Para përhapjes së pandemisë, Hong Kongu ishte përballur me protesta të vazhdueshme që mbaheshin në fundjavë për disa muaj rresht.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Të tjera
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Në raportin e policisë thuhet se me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.