
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë nga koronavirusi kanë vdekur 145 persona. Kjo është shifra më e lartë ditore në më shumë se një javë. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 4,711.
Sipas të dhënave më të reja të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Mjedisit Publik, gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 386 raste të reja të infektimeve – dyfish më shumë se një ditë më parë.
Deri më tani, në Holandë janë shënuar 38,802 persona të infektuar me Covid-19, shkruan “The Guardian”.
Prej tyre, 10,685 janë trajtuar në spitale. Vetëm të mërkurën, në spitale janë shtrirë edhe 76 pacientë.
Holanda ka numër mjaft të lartë të të prekurve nga virusi i ri, marrë parasysh numrin relativisht të vogël të popullsisë.