×
  • Sport
  • Sport

    Historia e klubeve shqiptare që luajnë në Ligën Unike

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Pritjes i erdhi fundi dhe Liga Unike do të fillojë më 6 prill, përcjell FrontOnline.

    Nga Federata Shqiptare e Basketbollit janë nominuar Teuta, Goga Basket, Tirana dhe Vllaznia.

    Ja historia e tyre:

    Teuta e Durrësit është formuar në vitin 1925, duke qenë një skuadër me shumë traditë në basketbollin e Shqipërisë. Skuadra nga Durrësi ka fituar dy herë titullin, 1947 dhe 1955, si dhe tri herë Kupën e Shqipërisë. Nga basketbollistët në vitet e fundit dallohet Endrit Hysenagolli, ndërsa kapiten është Kristi Gorea.

    Goga Basket është gjithashtu skuadër nga Durrësi, që është formuar më 2015. Skuadra durrësake më 2019 fitoi titullin, derisa edicionin e kaluar kampionati ishte i ndërprerë për shkak të pandemisë me Covid-19. Goga Basket gjithashtu ka fituar edhe një herë Kupën, më 2020.

    Tirana është një nga skuadrat më të trofeshme shqiptare. Skuadra bardhekaltër ka fituar 20 herë titullin, 18 herë Kupën dhe 8 herë Superkupën apo 46 trofe në përgjithësi dhe vetëm skuadra e Partizanit ka më shumë trofe, 48. Klubi është formuar më 1946. Basketbollisti i dalluar është Gerti Shima, që ka bërë karrierë edhe në Kosovë.

    Vllaznia e Shkodrës është formuar më 1919 apo klubi më i vjetër në Shqipëri. Skuadra nga Shkodra ka fituar nëntë herë titullin, 12 herë Kupën dhe një herë Superkupën. Vllaznia ka luajtur në Ligën Ballkanike ndaj skuadrave nga Kosova, andaj pjesëmarrja në Final 8 të Ligës Unike pritet të jetë shumë interesante./FrontOnline/

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri. Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz...
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë të pavërteta kur deklaron se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.