×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri thotë se nuk çelet çështja e kreut të shtetit pa pasur ndryshim në Zyrën e Presidentit

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se nuk do të diskutojnë për çështjen e presidentit, tash kur AAK’ja veçse e ka propozuar për këtë pozitë Ramush Haradinajn. Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se për karrigen e të parit të shtetit diskutojnë vetëm nëse i konfirmohet aktakuza presidentit Hashim Thaçi.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se aktualisht, nuk e kanë shqyrtuar fare çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, kjo çështje do të shqyrtohet vetëm në rast se konfirmohet aktakuza ndaj presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara, apo në rast të zhvillimeve tjera.
    “Përderisa nuk ka ndryshim të gjendjes te Zyra e Presidentit, nuk kemi kurrfarë qëndrimi dhe nuk kemi biseduar me askënd për këtë çështje. LDK-ja vazhdon ta ketë rolin e vet në qeverisje dhe prioritetet është dialogu me Serbinë”, theksoi Haziri në një prononcim për REL’in.

    Ai shtoi se në rast se arrihet deri te situata, në të cilën është e domosdoshme zgjedhja e presidentit të ri, atëherë LDK-ja do të bisedojë në radhë të parë me partnerët e koalicionit qeverisës, por edhe me partitë opozitare, si dhe shoqërinë civile.

    Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri, së fundmi ka nxitur debate, pas pretendimeve që ka shfaqur për marrjen e kësaj pozite partneri tjetër në koalicionin qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj.

    Nënkryetari i LDK-së Haziri, ka theksuar që zgjedhja e presidentit, në rast se do të jetë e domosdoshme, duhet të ndodhë me marrëveshje dhe nuk mund të ketë ekskluzivitet nga asnjë palë, por gatishmëri që t’i shërbehet vendit.

    “Sikurse në rastin e AAK-së, ku Haradinaj ka treguar gatishmërinë apo në rastin e ndonjë partie tjetër që nesër mund të ofrojë. Kjo është çështje e pastër politike që unë e mirëkuptoj. Por, besoj që nuk është koha që në këtë fazë të shtrohet si prioritet çështja e presidentit të vendit. Kjo është ajo që kryetari i LDK-së (Isa Mustafa) në takim e ka konfirmuar si qëndrim jo vetëm të tij, por edhe të LDK-së”, theksoi Haziri.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.