×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Rasti i vdekjes së qytetarëve është një alarm për të gjithë për kujdes maksimal

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, në këtë ditë kur Gjilani është në zi për rastin e djeshëm të humbjes së jetës së qytetarëve, ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse nga qytetarët, në mënyrë që shëndeti publik i qytetarëve të mos rrezikohet.

    Haziri, ka bërë të ditur se në vija zyrtare janë duke punuar me qeverinë e Kosovës që të zgjidhen disa nga kërkesat emergjente të Spitalit Regjional të Gjilanit, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve për kujdesin intenziv të sëmurëve dhe fluksit eventual të të infektuarve, sepse në këtë institucion jepen shërbime shëndetësore për të gjitha Komunat e Anamoravës dhe nevoja e mbështetjes është e domosdoshme, njofton Klan Kosova

     

    Po ashtu Haziri ka apeluar për rritje të masave dhe kujdesit ndaj virusit, duke thënë se maska është obligative dhe distanca sociale gjithashtu.

     

    “Vdekja e djeshme është alarm për të gjithë qytetarët, edhe për ata që e kanë humbur besimin në këtë infeksion, por edhe për ata që e konsiderojnë të rrezikshëm, apo për ata që e konsiderojnë grip të zakonshëm”.

    “Nga rezultatet e marra sot, për mostrat që janë punuar nga Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kemi katër rezultate me konfirmim pozitiv dhe rastet tjera janë negative, duke konfirmuar edhe shërimin e 9 qytetarëve të Gjilanit. Dita e djeshme ishte mort i madh në Gjilan, kemi humbur tre qytetarë të respektuar, që kanë humbur betejën me Covid fatëkeqësisht. Sot Gjilani është në ditë zie, në shenjë respekti e dhimbje për qytetarët tanë. Ne po vazhdojmë me ndërmarrjen e masave adekuate kundër sëmundjes”, ka thënë Haziri.

    Ai ka dhënë edhe shifrat e fundit të rasteve gjatë gjithë përballjes me pandeminë globale, për Komunën e Gjilanit.

    “Kemi 190 të shëruar plotësisht, raste aktive janë 130, të vdekur 7, ndërsa rasti i tetë, i një të riu që ka humbur jetën për shkak të problemeve shëndetësore, testi është marrë në gjendjen pas vdekjes dhe do të konstatohet nëse ka pas infeksion me Covid apo ka vdekur si pasojë e problemeve tjera shëndetësore. Vdekja e këtij të riu, ka qenë tragjedi jo vetëm për familjen Zeqiri në Gjilan, por për të gjithë qytetarët e Komunës sonë. Deri në këto momente që po flasim kemi pasur 327 të infektuar me Covid. Prej rasteve që i kemi aktive, 47 janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional, prej të cilëve 24 janë me Covid dhe kanë nevojë për tretman intenziv, por nuk kanë simptoma të rënda dhe trajtimi bëhet për shkak të oksigjenit në klinikën infektive dhe në repartet e spitalit”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi për RTK se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, megjithë rëndësinë e tij,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sonte stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. Gjatë këtij takimi,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj Lumir Abdixhikut dhe Paris Gurit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.