×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Në LDK nuk është folur për ndarjen e ministrive!

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur edhe për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë raportimet për përçarje brenda Lidhjes Demokratike, për shkak të ndarjes së dikastereve.

    Haziri thotë se në mbledhjen e fundit të LDK’së nuk është folur për ndarje të ministrive.

    “Unë ju siguroj edhe në këtë debat që kryesia e LDK’së në dy takime që ka pas të premten të ndara asnjë emër nuk është përmend për qeveri, kemi bisedu për zhvillime politike që lidhen me situatën pas mocionit të mosbesimit. Kemi bisedu në parim që qeveria të vazhdojë në kontiunitet. Ministrat e LDK’së me dhanë maksimumin e tyre, në parim ministrat nuk e kemi ndermen me i ndryshu a me i largu, përveç në vlerësime të brendshme në debate të brendshme arrijmë në debat ndryshe. Andaj s’ka pas kurrfarë pakënaqësie”, ka thënë ai.

    Haziri është pyetur edhe për lajmet se Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar që të jetë ministër në qeverinë e re.“Unë e di saktë çfarë kërkon edhe çfarë statusi është Lumir Abdixhiku, kërkesa e tij ka qenë që bashkimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit të ruhet, po tashmë ka ndodhë një ndryshim, deri atëherë Abdixhiku do të vazhdojë me udhëheq këtë ministri të madhe”, tha ai, duke shtuar se për mendimin e tij ka ministra që s’kanë punuar mirë.
    “Për mendimin tim ka po nuk është koha me folë tash, por ka edhe ministra që kanë punu jashtëzakonisht shumë, po në përgjithësi si ekip i LDK’së është i jashtëzakonshëm. Kanë ndihmu që qeveria ti ketë këto pak rezultate”, ka shtuar Haziri.

    Tutje, nënkryetari i LDK’së, tha se mungesa e kryeparlamentares Vjosa Osmani në mbledhje të partisë ndihet politikisht.“Natyrisht një emër dhe një autoritet si Vjosa kur mungon në mbledhje ndihet politikisht, është mbi të gjitha partitë politike.Vazhdon me qenë nënkryetare e LDK’së dhe do të bashkëngjitet në procese shumë shpejtë”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.