×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Mos u përqafoni në festë, e bartni virusin dhe shkaktoni dhimbje në familje

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i keq që edhe kësaj radhe nuk do të falet Namazi i Kurban Bajramit.
    “Lajmi është i keq sepse nuk organizohet falja e namazit të Kurban Bajramit sipas traditës. Ne kemi qenë të gatshëm ta respektojmë çdo lloj vendimi që kryetari i KBI-së në Gjilan e sjell. Nuk ka therrje të kurbanëve dhe nuk ka ceremoni. Ju lutem, festoni në pandemi me kujdes. Mos i aplikoni vizitat nëpër familje. Mos rrezikoni duke u përqafuar e festuar dhe të bartni infeksion, duke shkaktuar dhimbje në familje. Dëgjoni institucionet dhe dëgjoni policët kur ju këshillojnë e rekomandojnë. Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19”, ka thënë Haziri, pas takimit me Komitetin komunal të Gjilanit për menaxhimin dhe paralandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Haziri ka njoftuar së totali i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan është 478, 309 prej tyre janë të shëruar, 32 pacientë janë duke u hospitalizuar, ndërkohë që 16 gjilanas kanë ndërruar jetë.

    “Mënyra se si janë ndare nga jeta, është alarm për ne të gjallët. Infeksioni nuk është infeksion që duhet të injorohet e të nënvlerësohet”, tha ai.

    Sa i përket masave të reja të Qeverisë, Haziri tha se çerdhet do të hapen pas një vlerësimi që DKA do t’ia paraqesë Komitetit komunal, ndërkaq ka theksuar se gastronomia dhe te gjitha shërbimet, do të monitorohen nga inspektorët dhe policia në mënyrë strikte, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.