×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: KBI dhe imamët e Gjilanit kanë dëshmuar për vendosmërinë e tyre në luftimin e Covid-19

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar mbrëmë Këshillin e Bashkësisë Islame dhe imamët e xhamive të Gjilanit, me ç’rast janë koordinuar për vazhdimin e përdorimit strikt të masave mbrojtëse për parandalim të pandemisë globale dhe angazhimin e përbashkët deri në normalizim e plotë të gjendjes.

    Kryetari Haziri ka falënderuar Bashkësinë Islame në Gjilan për kontributin e jashtzakonshëm që ka dhënë në Komitetin për menaxhimin e emergjencave si dhe angazhimin e madh të të gjithë imamëve në bartjen e mesazhit për kujdes dhe respektim të vendimeve për parandalim të pandemisë në institucionet fetare.

    “Angazhimi i përbashkët për përballje ndaj pandemisë ka qenë më i lehtë në kontributin që ka dhënë Këshilli i Bashkësisë Islame dhe imamët e xhamive, e sidomos gjatë riteve fetare në Xhami. Përdorimi i masave mbrojtëse është domosdoshmëri për shëndetin publik dhe ky mesazh është bartur çdo ditë. Është fat i madh që xhamitë nuk kanë qenë burim i infeksionit dhe duhet edhe më tutje të kemi kujdesin maksimal dhe të apelojmë te qytetarët për përmbajtje të rregullave dhe rekomandimeve që i jep Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës deri sa të shërohet edhe rasti i fundit”, tha në fjalën e tij kryetari Haziri.

    Haziri ka potencuar se bashkëpunimi edhe me komunitetet tjera fetare është në nivelin e lartë me qëllim që sa më pak raste të kemi në Komunën e Gjilanit.

    Nga ana e tij kryetari i Këshillit të Bashkesisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin maksimal që ka dhënë Komuna në përballjen e pandemisë dhe menaxhimin e vështirë të gjendjes, duke u zotuar se parandalimi është detyrë e të gjithëve pavarësisht në cilën përgjegjësi dhe detyrë ndodhet.

    Aliu ka konfirmuar angazhimin e mëtutjeshëm të të gjithë imamëve për respektimin e vendimeve dhe rekomandimeve të institucioneve të shtetit për të mirën e përgjithshme dhe ruajtjen e shëndetit publik.

    Ai më tej ka bërë të ditur se nëpër të gjitha institucionet fetare islame e me theks të veçantë nëpër xhami çdo ditë to të bartet apeli për kujdes, përdorim të masave mbrojtëse dhe respektim të distancës, në mënyrë që rastet positive me virus në Gjilan të shkojnë drejtë pikës zero.

    Për ndryshe, kryetari Haziri ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të organizohen takime edhe me këshillat e fshatrave dhe lagjeve në mënyrë që së bashku të organizohet përballje e sigurtë me pandeminë e cila fatkeqësisht po merr jetë të qytetarëve dhe njëkohësisht po e ndal zhvillimin e vendit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që “të gjithë pengjet...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Në korrik 2025, gjithsej 2481 persona kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër, që është 268 më shumë se muajin paraprak (+12%)....
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin...
    Të tjera
    Sport20 Gusht 2025
    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës u rendit në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjes së shkëlqyer me skuadrën e Clujit....
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Në korrik 2025, gjithsej 2481 persona kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër, që është 268 më shumë se muajin paraprak (+12%)....
    Lajme20 Gusht 2025
    Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka treguar pse “opozita” nuk duhet të votojë deputeten Donika Gërvalla për kryetare...
    Lajme20 Gusht 2025
    Arjeta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar muaj më parë në Serbi, ka bërë thirrje publike për ndihmë...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi ka konfirmuar se ajo nuk pati votë për Donika Gërvallen, pasi kjo e fundit e quajti burrine...
    Sport20 Gusht 2025
    Ylli i Barcelonës, Pedri, ka befasuar me një postim në Instagram, ku në sfond kishte vendosur hitin e artistes shqiptare Tayna, “Si...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.