×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Vitia kishte qenë ministër vetëm për konferenca, gjërat tjera nuk po i ditke

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka ikur përgjegjësisë gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë.

    “Ish ministri Vitia si person përgjegjës gjatë asaj periudhe kohore u ikte pyetje që kishin të bënin direkt me kontratat që i ka  nënshkruar gjatë kohës së pandemisë që dyshohen se kanë qenë abuzive”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.

    “Një kompani që e ka qenë e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në kontratën 6 milionëshe që është nënshkruar, mbi tre milionë i ka përfituar ajo kompani me dy punëtorë dhe kapital një mijë euro. Gjysmën e buxhetit për pandemi e ka marrë një komani e afërt me LVV”.

    Haxhiu në Edicionin Special është shprehur se Arben Vitia në shumë prej pyetje të bëra sot është përgjigjur me “S’di”.

    “Ai kishte qenë veç për konferenca sepse punët tjera nuk po i ditke. Është përgjigjur disa herë me “s’di, s’di, s’di. Përgjegjësinë e bartte tek të tjerët jo tek firma e tij. E tëra është e kurdisur dhe koordinuar dhe përfundimi është zhvatja e milionave”.

    Haxhiu ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes në këtë komision shpesh ndërhyjnë me qëllim që ta pengojnë punën aty.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur në lidhje me Lëvizjen Vetëendosje dhe koalicionet e mundshme që mund të ndodhin. Ai është...
    Lajme15 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke vlerësuar si hap pozitiv takimin e thirrur nga presidentja...
    Lajme15 Maj 2025
    Në rrugën “Fehmi Agani” të Prishtinës janë shfaqur afishe që kritikojnë një zyrtare të lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihalit. “Për Halloween...
    Të tjera
    Sport15 Maj 2025
    Klubi që sezonin e ardhshëm bën gra në Bundesliga 2, Holstein Kiel ka nënshkruar me talentin e mbrojtjes Leon Parduzin, i cili...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen, duke u shprehur se homologu turk e mbështet Ukrainën...
    Lajme15 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë dhe Grupit Parlamentar ka thënë se kriza aktuale politike është pasojë e paaftësisë së...
    Lajme15 Maj 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e kuvendit përbën një “sinjal alarmi...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kanë vizituar Qendrën e Inovacionit të Sigurisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.