
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka ngritur një shqetësim lidhur me procesin e akredimit të programeve universitare, raporton Front Online.
Haxhiu deklaroi se shumë studentë që kanë fituar bursa nuk mund të vazhdojnë studimet jashtë vendit shkaku se diplomat nuk njihen.
“Këshillit Cilësor të Cilësisë. Ju kujtohet para dy vjetëve kur e kemi votuar këtë Këshill. Së bashku me kryetarin e Komisionit Ismail Kurteshi, kemi punuar që të hartojmë një udhëzim administrativ. Është një gjë që na shqetësojnë ëshët akreditimi i programeve”, tha Haxhiu.
Ajo madje tha se shumë student që kanë studiuar jashtë Kosovës, i kanë thënë asaj se do të kthehen në vend pasi diplomat e tyre nuk vlejnë në shtetet e huaja.
“Disa studentë më kanë shkruajtur që kanë fituar bursa që të fillojnë studimet master jashtë vendit në insitucionet prestigjioze. Ata janë dashur të kthehen pasi diplomat e tyre nuk kanë vlejte”, u shpreh ajo. /FrontOnline/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1145343755830391/