Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, po e akuzon ashpër qeverinë Hoti për numrin e madh të rasteve me COVID-19 që kanë përfunduar me fatalitet.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu është shprehur se sipas saj, në kohën e qeverisë Kurti, vendi ishte shembull në menaxhimin e pandemisë, teksa tani radhitet i pari për nga rastet me fatalitet, shkruan lajmi.net.
“Qeverinë jolegjitime që po e rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve duhet ta largojmë sa më pare”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Në kohën e Qeverisë Kurti, Kosova ishte shembull në menaxhim të pandemisë ndërsa tani afër 3 muaj prej kohës kur u instalua Qeveria Koti, Kosova renditet e para për nga numri i të vdekurve nga virusi Covid – 19.
Qeverinë jolegjitime që po e rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve duhet ta largojmë sa më parë!