×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: LDK-ja ka tendencë për të ndërhyrë në punën e Kushtetueses

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili ka thënë se java e ardhshme do ta gjejë Kosovën me Qeveri të re.

    Haxhiu në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se deklarata e Gashit vërteton tendencat e LDK-së, për të ndërhyrë në Gjykatën Kushtetuese.

    “Së pari, është absurde të dihet se kur mund të publikohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, përveç nëse këta kontrollojnë gjyqtarët të caktuar. Ne kemi alarmuar me kohë presionet mbi Gjykatën Kushtetuese prandaj kjo deklaratë vërteton tendencat e tyre për ndërhyrje në Gjykatë”, deklaroi ajo.

    Më tej, Haxhiu pohoi se kanë kontestuar dekretin e Presidentit mbi bazën e argumenteve të fuqishme juridike.

    “Secili pretendim e argumentim kushtetues i joni, rrëzon dekretin jokushtetues të Presidentit Thaçi. Gjykata Kushtetuese duhet të veproj në bazë të kompetencave kushtetuese dhe vetëm mbi norma kushtetuese në përputhje me argumentet kushtetuese të paraqitura nga palët”, u shpreh ajo.

    Në fund, ajo tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të ndikohet nga presionet.

    “Gjykata Kushtetuese në asnjë variant nuk duhet të influencohet nga presionet e ndryshme që prodhohen nga pazaret e bëra të Presidentit Thaçi dhe LDK-së. Prandaj ne jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili vendim duhet ta mbroj rendin kushtetues, demokracinë dhe vullnetin e popullit të mishëruara në Kushtetutën tonë”, u shpreh ajo.Ndryshe, sot shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kanë diskutuar me mandatarin për kryeministër, Avdullah Hoti për programin qeverisës dhe planin e punës së Qeverisë Hoti. Gashi para mediave u shpreh i bindur se java e ardhshme e gjen Kosovën me qeveri të re.

    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në fund të muajit do të marrë vendim lidhur me dekretin e presidentit për mandatarin.

    Këto janë pikat e programit qeverisës të LDK-së

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.