×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka ankohet për testimet në Prizren: Ka raste kur detyrohem të ndërhyjë për të testuar ndonjë person

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Në dy ditët e fundit në Prizren janë shënuar pesë raste të vdekjeve nga coronavirusi.

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se shumica e personave që janë të shtruar në Spitalin e Prizrenit janë në gjendje të rëndë.

    “Shumë pak nga personat që po vendosen në respiratorë në Spitalin e Prizrenit po mund të shpëtojnë. Për momentin i kemi dy pacientë në respiratorë me gjendje shumë të rëndë. Por në përgjithësi të shtruarit në Prizren janë në gjendje të rëndë”, tha aii.

    Haskuka ka thënë se në Spitalin e Prizrenit janë të infektuar edhe një numër i madh i personelit shëndetësor.

    “Nga dhjetë anesteziologë që kujdesen për oksigjenimin e pacientëve, pesë kanë qenë të infektuar madje dy prej tyre me oksigjen por që për fat të mirë nuk janë në gjendje të rëndë”.

    I pari i Prizrenit është shprehur i shqetësuar edhe për vonesën e publikimit të rezultateve të coronavirusit.

    “Në disa raste rezultatet po na vonohen deri në pesë ditë. Nga IKSHP rajonale e Prizrenit na kanë njoftuar se vonesa po ndodh për shkak të numrit të madh të testeve”.

    Haskuka thotë se në disa raste po detyrohet edhe ai si kryetar të ndërhyjë për të lejuar testimin e një personi.

    “Ka raste kur unë duhet të ndërhyrë për të lejuar që x personi të testohet. Mendoj se çdo qytetarë ka të drejtë të testohet nëse ka simptoma dhe është i referuar nga mjeku”, deklaroi ndër të tjera Mytaher Haskuka”, deklaroi ndër të tjera Mytaher Haskuka.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.