Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës Islamike të Afganistanit me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti me rastin e 101-vjetorit të pavarësisë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Republikën Islamike të Afganistanit.
Ndryshe, Afganistani ka njohur Kosovën shtet më 18 shkurt 2008.