Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, deklaroi të mërkurën se kryesimi i radhës i Gjermanisë me Bashkimin Evropian shënon moment kthese dhe definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën.
“Është një moment kthese e definimi, me shpresa të rikthyera tek qytetarët tanë se gjatë presidencës gjermane me Bashkimit Evropian do të mbyllet suksesshëm lëvizja e lirë për Kosovën”, tha Haradinaj-Stublla.
Haradinaj-Stublla tha se korriku 2020 shënon dy vjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Pritjet tona janë të larta për këtë mandat. Energjia dhe vëmendja e Gjermanisë gjithmonë ka qenë lajm i mirë për Kosovën”, tha Haradinaj-Stublla, duke shtuar se “ne qëndrojmë më të fuqishëm në rajon dhe në të gjitha proceset integruese në Evropë, me Gjermaninë si udhëheqëse”.

Të tjera
-
07:28 | 05 Korrik 2022
-
07:25 | 05 Korrik 2022
-
00:15 | 05 Korrik 2022
-
00:11 | 05 Korrik 2022
-
00:00 | 05 Korrik 2022
-
23:32 | 04 Korrik 2022
-
23:28 | 04 Korrik 2022
-
23:24 | 04 Korrik 2022
-
23:16 | 04 Korrik 2022
-
23:08 | 04 Korrik 2022
-
22:52 | 04 Korrik 2022
-
22:47 | 04 Korrik 2022