×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj s’ka veturë të tij, shkoi me atë të Thaçit te Haxhi Shala

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që ishte njëri ndër dy personat që për hatër të tij u dha vota vendimtare për Qeverinë Hoti, tha se te deputeti Haxhi Shala shkoi me veturën e presidentit Hashim Thaçi, pasi ai s’ka të vetën.Megjithëse pranon se ka pasë kundërshtime të ashpra me Thaçin, Haradinaj tha se ka gjëra që i bashkojnë, njofton Klan Kosova.Sot në Prizren ai zbuloi pak nga mesnata kur ai dhe Thaçi i shkuan në konak bashkëluftëtarit të tyre për ta bindur se duhet ta japë votën për edhe pse deputeti i Nismës e kishte vendosur për jo.

    “Unë s’grahi makinë timen. Ato janë të atyre që i grahin”.“Me presidentin na kanë ndarë disa tema dhe mund të na bashkojnë disa tjera. Kosova, kufijtë e vet dhe Kushtetuta e vendit janë obligim i të gjithë neve që t’i mbrojmë. Haxhi Shalën kam pasë rastin me njohur që në vitin 1999 pasi kemi shërbyer bashkë në TMK, por më vonë edhe si partner të koalicionit të mëhershëm me Nismën”.Haradinaj tha se raportet e tij me Thaçin mbesin institucionale.

    Ndërkaq, Thaçi mbrëmë në Rubikon të Klan Kosovës nuk iu dha fort rëndësi orës, vendit apo se kush qe ai që bëri ftesën për një takim mes tre ish-luftëtarëve, por ai tha se si president i vendit do t’i jep këshilla kujtdo që i nevojiten. Në këtë rast, Thaçi tha se mendoi që krijimi i institucioneve ishte në të mirën e Kosovës duke mohuar se ka pasë tendenca partiake, prandaj edhe këshilla e tij për Shalën ishte që të jetë pro Qeverisë Hoti.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.