×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: S’ka rast kur kam lëshuar bajrak – kam marrë bajrakun e lëshuar, rasti me Malin e Zi

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Washingtoni dhe Berlini zyrtar, janë në dakordim mes vete për të finalizuar çështjen e Kosovës.

    Ai thotë se këtë e dëshmon edhe marrëveshja e arritur së fundi më 4 shtator, ku i ka dhënë me shumë seriozitet edhe vizita e delegacionit amerikan, njofton Klan Kosova.

    ”Ka komunikim shumë të mirë dhe mjaft përpjekje për të unifikuar procesin e dialogut për një finale politike”.

    ”Kjo koha një vit, nuk është kalendarike. Unë e shoh pak më ndryshe. Nuk duhet ta shpallim veten as fitues, as lavdërues meqë procesi është duke vazhduar”.

    Por Vetëvendosje po e quan tradhti?

    ”Po opozita duhet ta vazhdojnë presionin e vet. Ata çka thonë i kanë të drejtat e veta, qysh e besojnë që është, por duhet ta thonë të gjithë. Nëse s’ka tremë, ndryshe gabojmë”.

    ”Kur shkon në një negocim, së pari t’i ndalin telefonat, internetin – s’ke si komunikon. Na nxjerrin përpara një letër merre ose lëre. Në ato rrethana të ndihmon fakti që ti ke presion të brendshëm dhe mospajtime të brendshme për ta zbatuar atë për çka merresh vesh dhe e ke lehtë me thanë se duhet të bësh konsultë me Kryetarin e Opozitës”.

    ”E ke një opsion, që mos me të fut në një qoshe, për me thanë diçka që në rrethana normale ndoshta s’e kishe thanë”.

    ”Kjo nuk  bëhet me inati. I bëjë këto që me t’ja ndihmojë delegacionit të Kosovës”.

    ”Opozita e ka rolin e vet. Nëse ne e shpallim veten të vetëkënaqur me atë që kemi arritur, i bie se herën tjetër do i jepet Serbisë diçka më tepër”.

    ”Ne duhet të vazhdojmë t’i marrim rezultatet, por të mbesim të fokusuar e në presion, e që kush shkon dikush i Kosovës atje të thotë ‘’nuk e kam bash lehtë”.

    Lidhur me deklaratat e Kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, se Ramush Haradinaj e lëshoi bajrakun kur hyri në Qeveri, ky i fundit pati përgjigjie.

    Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Ramush Haradinaj tha se në histori të shqiptarëve, nuk ka lëshuar asnjëherë bajrakun, përveç që pati rast kur ka marrë bajrak të lëshuar, njofton Klan Kosova.

    ”Në opozitëbërje, gjuha është një gjuhë. Në histori të jetës së Kosovës, s’ka rast që kam lëshuar bajrak.  Ka rast që kam marrë bajrakun e lëshuar për ta kthyer në vend”.

    ”E kam marrë bajrakun e lëshuar të kufirit me Malin e Zi sepse e kam gjetur në atë gjendje. Por për fat të keq ende se kam kthyer ku duhet. Shpresoj një ditë siç thotë populli ”mos t’më daltë shpirti” pa e kthy aty”.

    ”Në histori të shqiptarëve s’ka mu gjetë një moment i jetës time që kam lëshu bajrak. Kanë me u gjetë kritika të shumta. Ata më ndihmojnë, kushdo që më kritikon unë nuk hidhërohem”.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.