
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e zhvilluar në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shkruan Front Online.
“Me 12 maj 1998, pushkët e Çlirimitarëve kumbuan anekënd Anadrinisë. Beteja e zhvilluar në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënon një kapitull të ri të shpërndarjes së zjarrit të lirisë në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka shkruar ai.
Ai përmes këtij postimi në Facebook ka thënë se me të drejtë, 12 maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit
Postimi i plotë:
Me 12 maj 1998, pushkët e Çlirimitarëve kumbuan anekënd Anadrinisë. Beteja e zhvilluar në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënon një kapitull të ri të shpërndarjes së zjarrit të lirisë në Zonën Operative të Pashtrikut.
Atë ditë ranë dëshmorë, Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina.
Një vit më pas, ra dëshmor një nga luftëtarët më të dalluar të Anadrinisë, Bedrush Gashi. Me të drejtë, 12 maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Shfrytëzoj rastin që të gjithë familjarët e Dëshmorëve, t’i sigurojë se gjithmonë do të jemi pranë tyre dhe përgjithmonë jetojmë me lavdinë e bijve që dhanë.
Lavdi!
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1769864206471319/?type=3&theater