Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Amerika nuk e braktis Kosovën, është prish me gjysmën e botës për ne

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po e vlerëson të gabueshme mënyrën se si po ndodhë nxitja e dyshimeve drejt Amerikës, nga partia në pushtet, për t’i dalë në mbrojtje qeverisjes së Albin Kurtit.

    I pyetur nga panelistët në Rubikon, nëse ka gjasa që Kosovës t’i ndodhë braktisja, siç bëri SHBA me tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani, Haradinaj u shpreh:

    ”Janë naivë ata që po krijojnë kampanja, apo nxitje të mendimeve, për mua janë duke bërë gabime të mëdha. Është gabim kusho që mundohet me e mbrojtë qeverinë e [Albin] Kurtin, duke sulmu e urrejtje, e duke nxit dyshime në vlerat e Amerikës në këtë vend, janë duke e dëmtu Kurtin, Vetëvendosjen, e Kosovën”.

    ”Nuk ka mundësi veni që publikisht, e botërisht, është prish me gjysmën e botës për ty”, përgjigjet Haradinaj, transmeton klankosova.tv.

    ”Pra, kur e ka bombardu Serbinë, një pjesë e madhe e botës janë bashku kundër. Nuk ka mundësi, sponsorit kryesor i shtetit tënd, pa të cilin ti sot s’guxon me lanë policinë tënd në veri, nuk ka mundësi me pasë asnjë interesim të dobësimit të Kosovës, përkundrazi ka raste që e kanë mbrojtë Kosovën nga vet ne, për të mos leju Kosovën me gabu”.

    ”Asociacionin nëse do Kosova ta bëjë kundër vetes, Amerika s’e lejon. Ata kanë deklaru”.

    E duke folur për fuqinë e SHBA-së dhe qasjen e tyre për çështjen e asociacionit, Haradinaj tha se ka garanci të lartë nga ta, se nuk do të ketë një pushtet të tretë apo cenim të territorit, përcjell klankosova.tv.

    ”Nuk janë amerikanët të trembur as prej meje [Ramush Haradinajt], as prej teje [Adriatik Kelmendi], as prej [Albin] Kurtit. Kur del ai vet amerikani thotë: Nuk lejojmë as pushtet të tretë, as Republika Sërpska, as kurgjo. Nuk po thotë që po ia bëjmë presionin, por nuk po duan”.

    Ai madje u shpreh se për këtë flet vet edhe marrëveshja e hartuar evropiane, ku për çështjen e implementimit apo zbatimit të asociacionit, pika mbetet e hapur për diskutim.

    ”Nenet e marrëveshjes asnjë gerëm si ndryshon kërkush, as nuk janë të ndryshueshme. Marrëveshja në vete nuk ndryshon, është e negociueshme. Implementimi dhe statute i asociacionit është i hapur”.

    ”Nëse vjen puna tek implementimi i asociacionit, Kurti dhe qeveria duhet të kenë kujdes të madh, mos me iu përvjel ndonjë rrezik që me iu kthye në pengesë më tutje. Por edhe këtu besoj Kosova do ta ketë përkrahjen maksimale, që mos me leju cenimin e shtetit”.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Më 18 mars të këtij viti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në Ohër. Ata...
    Lajme31 Mars 2023
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar dje tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit zyrtar nga kjo parti, konferenca nis në orën 12:30...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Mars 2023
    Punonjësit sanitar në Paris filluan që nga dje të kthehen në punë, kështu duke ndërprerë edhe grevën. Në pritje të ekipeve të...
    Lajme30 Mars 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha  se kryeministri i Kosovës i Kosovës Albin Kurti, nuk ka lidhje me ekonomi....
    Lajme30 Mars 2023
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me kongresistin republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të...
    Lajme30 Mars 2023
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Krejtësisht vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të ketë...
    Lajme30 Mars 2023
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e ka vlerësuar si të panevojshëm shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ky reagim i tyre...
    Lajme30 Mars 2023
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po flet për rritje ekonomike sikurse mos me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.