×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hapen sërish kufijtë e Evropës pas pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Evropian po hiqen njëra pas tjetrës.

    “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të presë, me gjasë deri më 1 korrik.

    Nga e hëna, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE-së, ato të Ballkanit? Komisioni Evropian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin. Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

    Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht

    Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.

    Polonia

    Që të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

    Gjermania

    Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

    Franca

    Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.

    Çekia

    Ky vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.

    Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale. /Deutsche Welle/

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, shefja e qeverisë daneze Mette Frederiksen zbuloi se çfarë...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë si një...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni ditën e sotme, ku deputeti i partisë SDS, Andrej Hoivik u ngjit në çatinë...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.