×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Autoritetet bënë mirë që ndaluan faljen e Bajramit

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Kosova dhe Arabia Saudite ndaluan faljen e namazit të Kurban Bajramit sivjet. Vendet tjera me shumicë myslimane, ndonëse lejuan lutjet kolektive, e bënë me numër të kufizuar dhe me masa shtesë për shkak të pandemisë.

    Këtë vendim të Kosovës, profesori i shkencave islame Xhabir Hamiti, po e quan me vend dhe thotë se një gjë e tillë në këso situate është e rekomanduar edhe fetarisht.
    “Duhet të respektojmë ekspertët shëndetësorë sepse ne si fetarë nuk jemi ekspertë të kësaj fushe. Secili duhet ta kryejë punën e vet dhe të dëgjohen mendimet dhe vendimet për profesionin që kanë. Në raste të tilla edhe fetarisht shëndeti është mbi të gjitha”, ka thënë Hamiti në Klan Kosova.

    “Në vendime të tilla ka mendime për dhe kundër. Unë i mbështes vendimin e organeve shtetërore dhe mendoj që duhet besuar mendimin dhe vendimin zyrtar sepse ata e kanë vlerësuar situatën nga terreni”.

    Hamiti tha se edhe me shënimin e numrit të lartë të viktimave është më së e duhur të merren veprime parandaluese për të shpëtuar jetë.

    “Diçka që shihet se është e rrezikshme dhe që rrezikon edhe më tutje duhet të merren masa të tilla dhe unë jam për t’i respektuar sepse asgjë s’është më e rëndësishme se jeta e njeriut”.

    “Kjo pandemi s’e ka paralizuar vetëm festën fetare myslimane, por të gjitha festat fetare i ka zbehur në maksimum pasi që festat fetare e kanë këtë që bashkojnë njerëzit. E ka zbehur tej mase dhe e ka pamundësuar edhe shkëmbimin e vizitave të tilla me të cilat specifikohet një festë fetare. Zbehje e skajshme, askush s’e ka pritur. Kjo ka ndikuar dhe po ndikon edhe psiqikisht sepse njerëzit e kanë një drojë se do të infektohen sapo të dalin nga dera e shtëpisë. Është ngarkesë psikike dhe një pengesë e shënimit të festave fetare”.

    Profesori i islamit thotë se fatkeqësitë e tilla e përforcojnë më shumë lidhjen e besimtarëve me Zotin dhe është një e mirë psikike mbështetja në një superfuqi.

    “Kjo sikur iu ka treguar njerëzve se kur rreziku është i padukshëm të gjithë njerëzit duhet të bashkohen. Njerëzit e kanë një gjenezë, një ndjenë, një reagim. Njerëzit i kanë të njëjtat ndjenja dhe kjo bëri që të të gjithë njerëzit të solidarizohen pa dallim race, kombi a feje”.

    “Lidhja e njeriut me Zotin duhet të jetë gjithmonë edhe kur s’është i rrezikuar, por në këso raste kur e sheh që s’ka një mundësi, kur ndihma s’mund të vijë nga një njeri i drejtohet një fuqie metafizike dhe gjithmonë kërkon alternativën e një superfuqie”.

    “Edhe në librin tonë të shenjtë thuhet: “Kur njerëzit goditen nga valët e detit ata që s’janë besimtarë në atë moment duan t’i drejtohen Zotit sepse nuk shohin rrugëdalje tjetër”. Kjo është e mirë sepse njeriu edhe psiqikisht duhet të mbështetet diku, e kanë treguar edhe psikologë që kjo ndikon mirë. Një mbështetje e fortë që njeriun e mban gjithmonë stabil”.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka dal me një njoftim rreth raportimeve për ndalimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës...
    Lajme25 Prill 2025
    Gjithçka nisi nga një propozim ironizues i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, se do ta votonte kolegun e tij...
    Lajme25 Prill 2025
    Djali i presidentit amerikan Donald Trump Jr do të jetë në Beograd të shtunën, më 26 prill, ku do të ketë një...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2025
    “Big Brother Vip Albania 4”, mbylli me një sukses të jashtëzakonshëm këtë cikël, ndërsa banorët që shkuan në gjysmë finale dhe finale...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka postuar një fotografi me deputetin e PDK-së, Rrahman Rama. Fotografisë së publikuar në profilin e...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh i hapur për të votuar kandidatin e mazhorancës për kryeparlamentar, porse tha se duhet gjetur...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se afati për konstituimin e Kuvendit përfundon nesër apo të dielën, shkruan Reporteri.net. Për këtë,...
    Lajme25 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar sot se në kuadër të operacionit të Policisë së Kosovës dhe...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.