×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Besoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë pozitiv, LDK do ta respektojë vendimin e Kushtetueses

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka folur lidhur me vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese që mund të sjell më 29 maj për dekretin e presidentin Hashim Thaçi, për mandatarin.

    Haliti tha se Lidhja Demokratike e Kosovës pret që vendimi të jetë pozitiv dhe të i lejohet mandatarit Avdullah Hoti, të formojë qeverinë e re.

    Anëtari i kryesisë së LDK-së theksoi se partia që ai përfaqëson do ta respektojë vendimin e Kushtetueses pa marrë parasysh vendimin.

    “Ne presim që të jetë po. Ne i kemi bërë publike qëndrime tona edhe nëpërmjet kryesisë dhe liderit. Ne do ta pranojmë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në demokraci duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Por ne presim që vendimi të jetë pozitiv”, tha ai ne Rubikon.

    “Kjo për shkak të situatës në të cilën gjendemi. Duhet të kemi qeveri funksionale me një shumicë parlamentare. Unë besoj që Lidhja Demokratike i ka 61 deputetë. Unë besoj që Gjykata do ta lejojë që mandatari Hoti të lejohet ta formojë qeverinë. Dhe kjo duhet të pranohet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.