Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Graqanicë ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Një person ka raportuar se tre persona në orën 4:00 të mëngjesit i kanë vjedhur para të gatshme, dy llaptopë dhe një arkë.
Për vjedhjen është njoftuar prokuori i cili e ka cilësuar rastin si vjedhje të rëndë.
“Ankuesi, mashkull kosovar ka raportuar se tre (3) të dyshuar deri më tani të panjohur me forcë kanë hapur derën hyrëse të objektit nga i cili kanë vjedhur para të gatshme, dy llaptopë dhe një arkë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin si më lartë dhe ka urdhëruar që të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.