×
  • Lajme
  • Lajme

    Vra’sja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj fillon vuajtjen e dënimit me burg

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 janar të këtij viti ka filluar vuajtjen e dënimit pas refuzimit të ankesës nga Gjykata e Apelit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit.

    Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elzana Kastrati.

    “Lidhur me kërkesën si më poshtë, ju njoftojë se i dënuari Sh.G, ka filluar vuajtjen e dënimit me datë 14 janar 2025, sipas urdhëresës për ekzekutimin e sanksionit penal të kësaj gjykate me shenjën ED.I.nr.236/24”, ka thënë Kastrati.

    Ndryshe, ndaj Gogajt, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, Gjykata e Apelit përmes vendimit të 3 tetorit 2024 ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim. Kurse, më 24 tetor, Supremja e kishte liruar nga masa e paraburgimit.

    Shaban Gogaj, pas pranimit të urdhëresës për mbajtjen e dënimit, me datë 21 nëntor 2024, ka parashtruar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim.

    Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, me Aktvendimin e datës 25 nëntor 2024, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e të autorizuarit të dënuarit, avokatit Besnik Berisha, për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për të dënuarin Gogaj, si e pabazuar dhe është obliguar i dënuari të lajmërohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për fillimin e mbajtes së dënimit, pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi.

    Ndërsa, i dënuari me datë 09 dhjetor 2024, kishte parashtruar ankesë pa i precizuar pretendimet ankimore, me propozim që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën e të dënuarit si të bazuar dhe të dënuarit t’i mundësohet shtyerja e dënimit për tre muajt e ardhshëm.

    Kryetari i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të shkresave në lëndë dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore kishte vlerësuar se ankesa e të dënuarit është e pabazuar.

    Ndryshe, Gjykata e Apelit përmes vendimit të 3 tetorit 2024 ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim. Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

    Më 14 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar  me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Kurse, Isuf Cacajn me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

    Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

    Ndërsa, më 15 mars 2024, Themelorja e dënoi sërish me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa Isuf Cacaj u dënua me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

    Vërejtje:
    Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Eman Rramani, bartes i listes se Koalicioni për Familje në një konferenë për media ka deklaruar se rezultatet nga EXIT-POLL nuk janë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka 42.74% të votave. Lidhja...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet paralamentare 2025 ka qenë mbi 40%....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre kanë mohuar mundësinë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet. Ai tha se rezultati i AAK-së...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të Exit Pollëve. Ai në një shkrim në Facebook ka shkruar se Populli...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, pas pak nga ora 20:00. Sipas Exit Poll-eve të publikuara pas mbylljes së vendvotimeve,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Valon Feka, drejtor menaxhues në UBO Consulting ka folur për sondazhet e fundit, para EXIT POLL-it që e bën dhe publikuan ditën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.